Krajka bëhet me rrugë të asfaltuar

Krajka bëhet me rrugë të asfaltuar

   Një tjetër fshat që bëhet me rrugë të asfaltuar është Krajka në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë. Rruga e këtij fshati, është asfaltuar pak kohë më parë pas një kërkese të vazhdueshme të banorëve të këtij fshati. Megjithëse nuk ka patur distancë të largët nga rruga nacionale Bulqizë – Peshkopi, banorët e këtij fshati përballeshin me gjendjen e amortizuar të aksit që në shumë raste bëhej i pakalueshëm. Ndërkohë, me asfaltimin e rrugës prej afro 1 kilometër, banorët që jetojnë aty thonë se është zgjidhur ky problem dhe tashmë shkojnë në destinacione të ndryshme pa u përballur me gjendjen e keqe të rrugës.

Banorët e Krajkës shprehen se këto investime duhej të ishin bërë më herët, pasi kanë qenë një ndër arsyet që shume prej tyre janë larguar, duke e braktisur përfundimisht fshatin.