Ballina POLITIKE KQZ: Deri në orën 16:00 në Dibër kanë votuar mbi 37% të...

KQZ: Deri në orën 16:00 në Dibër kanë votuar mbi 37% të zgjedhësve

0

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në 6 bashki deri në orën 16:00 është 25.59%.

Sipas faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto të dhëna vijnë nga raportimi i 401 nga 942 QV në total.

Deri në orën 16:00 kanë votuar 73 490 votues nga 287150 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Sa i përket bashkive, në Dibër kanë votuar 37.17% e zgjedhësve.

Në bashkinë Durrës kanë votuar 21.53% e zgjedhësve.

Në bashkinë Lushnjë kanë votuar 31.27% e zgjedhësve.

Në bashkinë Shkodër kanë votuar 22.85% e zgjedhësve.

Në bashkinë Rrogozhinë kanë votuar 26.31% e zgjedhësve.

Në bashkinë Vorë kanë votuar 34.22% e zgjedhësve

Exit mobile version