Rekamë

Fshati Kovashicë në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, po përballet me probleme të shoqëruara prej 30 vitesh. Edhe pse ky është një fshat krejt i rregullt dhe me banesa të grupuara, investimet serioze në të mungojnë. Banorët e Kovashicës listojnë disa probleme, mes të cilëve atë të ujit të pijshëm, ujërave të ndotura dhe rrugën. Banorët thonë se rrjeti i ujit të pijshëm sjell ujë të ndotur dhe të pakonsumueshëm. Ujin për konsumim e marrin në një burim natyral me kafshë ngarkese. Një tjetër problem mbeten ujërat e ndotura të cilat kalojnë pranë banesave. Një pjesë e vogële banorëve kanë ndërtuar gropa septike, ndërsa pjesa tjetër i lënë ashtu. Megjithëse rruga kryesore e fshatit është e asfaltuar, rrugët e brendshme të tij janë në gjendje skandaloze. Vetë banorët thonë se premtimet e dhëna deri tani nga politikanët kanë rezultuar boshe.

 Kovashica e Maqellarës ka probleme edhe me mungesën e ujit vaditës, megjithëse dikur e siguronin nga Bllaca e Shupenzës.