Ballina EKONOMI Kostoja e lartë e transportit, prodhuesit e shesin qershinë në rrugë

Kostoja e lartë e transportit, prodhuesit e shesin qershinë në rrugë

0

Kostoja e lartë ë transportit ka bërë që shumë prodhues të frutit të Qershisë të zgjedhin rrugët për të shitur mallin e tyre. I tillë është edhe rasti i Mario Dokës nga fshati fshat i Bashkisë Klos. Mario tregon se prodhimi i tij është totalisht bio dhe se nuk ka përdorur asnjëlloj pesticide. P[or për ta tregtuar atë në tregun e Tiranës, sipas prodhuesit të qershisë Mario Doka kostoja e transportit është shumë e lartë, ndaj dhe ka vendosur ta shesë në rrugë. Po ashtu ai shton se ka hasur në mungesë të fuqisë pu8nëtore për të vjelë qershinë pasi të rinjtë e fshatit janë larguat jashtë vendit.

  Sa i përket kajsisë, Mario shprehet se këtë vit pritet të mos ketë prodhim të shumtë për shkak se ajo është dëmtuar nga breshëri i rënë pak ditë më parë.

  Ndërtimi i Rrugës së Arbrit ka shkurtuar distancën me Tiranën për banorët e fshatit Fshat, por rritja e çmimit të karburanteve e bën koston ende të lartë për shitjen e prodhimeve në kryeqytet.

Exit mobile version