Shfaqja e coronavirusit në shtetin fqinj të italisë ka bërë që vendi ynë të shtojë masat në çdo doganë duke vendosur personel shëndetësor për të kontrolluar të gjithë ata që futen në Shqipëri. Edhe në doganën e Bllatës është dislokuar stafi mjekësor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Dibër, për të kontrolluar çdo person që hyn në doganën e Bllatës nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut. Sipas Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Dibër Hasan Manja tha se do të shërbehet me 3 turne kontrolli i personave që hyjnë në vendin tonë.
Nga ana tjetër, Manja tha se ndonëse është pikë e kalimit kufitar me shtetin e Maqedonisë së Veriut, nga Bllata futen edhe shtetas të vendeve të tjera, përfshirë italinë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara deri tani në këtë pikë doganore nuk është konstatuar asnjë rast i dyshimtë me coronavirus.