E gjithë bota druhet një vale të dytë të pandemisë COVID-19, ndërsa deri më tani ende nuk është gjetur një vaksinë kundër virusit.

Aktualisht disa prej shteteve thonë se janë në gatishmëri për të përballuar këtë valë të dytë por sërish pasojat do të jenë shumë të rënda.

Media Britanike “The Guardian” publikoi një raport për disa prej vendeve që kanë mundësinë më të madhe për tu prekur nga një valë e dytë nga ku evidentoi 10 shtetet më të rrezikuara.

ShBA dhe Gjermania përfshihen në 10 vendet e para pasi kanë pësuar një rritje të ndjeshme në bilancin e koronavirusi.

  1. Gjermani
  2. Ukrainë
  3. ShBA
  4. Zvicër
  5. Bangladesh
  6. Francë
  7. Suedi
  8. Iran
  9. Indonezi
  10. Arabia Saudite