Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 4 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin, duke ndërruar jetë.
Viktimat janë një 67-vjeçare nga Tirana, një 82-vjeçare nga Vlora, një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë, shqetësues është fakti se është rritur ndjeshëm edhe numri i personave të prekur, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 119 persona, duke vendosur një rekord negativ.
Aktualisht janë 125 të shtruar në spitale, nga të cilët 20 janë në terapi intensive, ndërsa 4 ndodhen në intubim.
Në përditësim…