Ballina AKTUALITET Koronavirusi/ Bulqizakët nuk i binden karantinimit

Koronavirusi/ Bulqizakët nuk i binden karantinimit

0

Qytetarët e Bulqizës nuk i janë bindur plotësisht vetëkarantinimit në shtëpi. Ata kanë mbushur rrugët e qytetit duke shëtitur gjatë gjithë ditës. Disa prej tyre thonë se kanë dalë për të blerë produket bazike dhe po rikthehen në banesë, të tjerë shprehen se nuk mund të rrijnë papunuar pasi nuk mund të ushqehen. Por ka edhe nga ata që thonë se nuk i frikësohen koronavirusit ndaj dhe vazhdojnë jetën normalisht si më parë.

Ndërkohë rruga e Arbrit është tërësisht e boshatisur, duke krijuar një pmaje vërtetë të frikshme. Mjetet e transportit publik janë të gjitha të ndaluara për qarkullim, ndërsa mjetet private duhet të kenë arsye të fortë se përse lëvizin.

https://youtu.be/OBn6rSj-mD0
Exit mobile version