Kontrolli i lartë i Shtetit padit në prokurori Bashkinë Mat

0

Kontrolli i larte i shtetit ka dërguar në prokuori tre bashki, të cilat kanë bërë përdorim të finanavce në kundërshtim me ligjin. KLSH ka kërkuar nisjen e hetimeve për bashkinë e Dropullit, e cila pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se i ka dhënë tenderin për ndërtimin e një aksi rrugorë, të quajtur Unaza e Pogonit” firmes me oferten më të disfavorshme.
“Faza e Parë”, viti 2017, me vlerë të prokuruar prej 116,666,666 lekë pa tvsh, procedurë për të cilën është shpallur fitues BOE me ofertën më të disfavorshme ekonomike, për vlerën prej 114,343,197 lekë, ose më pak se fondi limit në shumën prej 2,323,469 lekë, procedurë e pezulluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik”, thuhet në njoftimin e KLSH, duke shtuar se KPP e ka pezulluar këtë procedure për shkak të shkeljeve të verifikuara.

KLSH ka cuar gjithashtu ne prokurori edhe Bashkia MAT, për Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel, pasi ka skualifikuar pa te drejte operatoret me oferten me te favorshmne ekonomike dhe pa asnje munges dokumenti, e duke shpallur fitese oferten me te larte.
Gjithshtu Kontrolli i larte i Shtetit ka cuar ne prokurori edhe Bashkine e Pukes për 4 procedura prokurorimi ku jane verejtur shkelje. Nje prej tyre eshte “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34,594,481 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (7 të skualifikuar dhe 2 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
“Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33,503,495 lekë.”, thote KLSH.

Gjithashtu ne prokurori ka përfunduar edhe Tenderi per rehabilitimin e shteitores Gjegjan, Rikostruksioni i shkolles se mesme Sabah Sinani dhe Rehabilitimi i rrjetit Ujites te Ujembledhesit Kukaj, Dega Luf Puke. Per shkelje te procedurave te prokurorimit.