Ballina SOCIALE Kontribut në arsim, Kushi vlerëson mësuesen nga Burreli

Kontribut në arsim, Kushi vlerëson mësuesen nga Burreli

0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin e mësueses Dhurata Cuka, nga Burreli.

“Zysh Lata, siç e nj­ohin të gjithë në B­urrel, uron çdo ditë nxënësit e saj me thënien e Dante Alighierit: ‘Të lindur qofshi për të kërkuar virtyte e dituri’. Me gati 20 vite përvojë e pa­sion si mësuese e Ar­simit Fillor, ajo ës­htë gjithmonë e qeshur, e thjeshtë, e da­shur me fëmijët, e komunikueshme dhe e gatshme për të ndihmuar këdo”, vlerësoi Kushi.

Si koordinatore rajonale e platformës europiane të punës me proj­ekte “eTwinning”, Kushi vlerësoi se mësuese Cuka ka realizuar me sukses projekte bi­njakëzimi mes shkoll­ave, duke u shpall­ur fituese e vendit të parë në shkallë kombëtare në tetor të vitit 2020.

Njëkohë­sisht, ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në disa konfere­nca dhe panaire të platformës “eTwinning­”.

Exit mobile version