Konflikti në Lindjen e Mesme/ NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

Konflikti në Lindjen e Mesme/ NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se një raketë balistike nga Irani u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor pasi hyri në hapësirën ajrore turke, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të kapjes. Raketa e sotme është raketa e katërt nga Irani drejt Turqisë që kapet nga sistemi mbrojtës i NATO-s që nga fillimi i konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Republika Islamike nga ana e saj ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për lëshimin e raketës