Ballina Qarku Diber MAT Koncert festiv në ditën e çlirimit, Ansambli i Gjilanit ndez Pallatin e...

Koncert festiv në ditën e çlirimit, Ansambli i Gjilanit ndez Pallatin e Sportit Burrel“Ferit Hysa”

0

  Dita e çlirimit të Shqipërisë nuk ka kaluar vetëm me ceremoninë e homazheve pranë varrezave të dëshmorëve të qytetit të Burrelit. Në orët e mbrëmjes pallati i sportit “Ferit Hysa” në Burrel u ndez nga tingujt muzikor të luajtur nga Ansambli i Gjilanit të Kosovës.

Koncertin festiv e ndoqën edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Elisa Gjasta e nënprefekti i Matit, Hasan Pasha. Sa kaq, tingut muzikor të interpretuara nga muzikantët e ansamblit të Gjilanit dhanë një atmosferë festive, duke bërë që të pranishmit të shfrytëzonin rastin për të kërcyer.

 Të pranishmit patën mundësinë të argëtoheshin me muzikën e trevave të ndryshme shqipfolëse të interpretuar nga Ansambli i Gjilanit.

https://youtu.be/OIsuLj9XvfA
Exit mobile version