Sot është 8 Dhjetori! Kushdo që ka foto nga ato ditë të vrullshme të historisë, do ti nxjerrë si kujtime të çmuara. Por sot është dita edhe kur shpërthen “heroizmi” dhe kur “dhjetorizmi” shndërrohet në profesion dhe dekoratë.
Atëkohë mes asaj turme kam qenë edhe unë dhe si shumica e atyre që protestonin, nuk e dija se çfarë ishte demokracia apo Europa që këronim.

Por, sot, ne mund të themi me bindje se komunizmin nuk e rrëzuam ne, ai kishte rënë, dhe ata që iu vunë në krye protestave, u ftuan ti jepnin në dorë, që të binte në mënyrë të kontrollkuar.

Sepse komunizmi kishte rënë në çdo vend të Europës, dhe në Rumani çifti Çaushesku ishte ekzekutuar në shesh. Ndrësa në Shqipëri, ata që kishin pushtetin, “luteshin: ta dorëzonin veç të shpëtonin kokën, pasi vendi ishte uri. Unë nuk e di sesa e vërtetë është historia e “Katovicës”, por të gjithë dimë që në pushteti më i egër në Europë, ra pa përdorur asnjë armë e pa shkaktuar asnjë viktimë. Dimë, po ashtu, që në krye të pushtetit të ri, u vendosën po njerëz të kastës komuniste.

Ndoshta, sepse shoqëria jonë nuk kishte opozitarë atëkohë, opozitarë të shkolluar. Pasi kjo rracë ishte shfarosur me kohë.

Ndoshta, ndaj dhe u “komandua” një grup tranzicioni, që kasta e vjetër të ikte me marrëveshje.

Ndosha, për këtë asrsye, nëpër turmë pëshpëritej: “Ramizin mos e shani. Jo jo Ramizin jo”.

Ndoshta, për këtë arsye, komunizmit nuk iu bë një gjyq për krimet ndaj popullit më pas.

Ndoshta dhe “Byroja”, ndaj u dënua sepse kishte pirë kafe çdo ditë dhe hante dy herë në javë mish.

Ndoshta, për këtë arsye nuk u ndaluan komunistët të merrnin pjesë në jetën politike dhe politika e re u mbush sërish me ish sigurimsa.

Për këtë arsye edhe sot, pas 30 vjetësh, sërish opozita që pason PD-në e lindur në 12 Dhjetor, bërtet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Dhe, pikërisht dje, Europa duhej të mërrte një vendim për të na hapur një tjetër derë, por nuk na e hapi. Sepse ne ende nuk jemi gati. Sepse tani nuk jemi duke luftuar më me dikaturën komunizte, por me regjimin komunisto-hajdut që instaluam në vend të demokracisë.