Komsi, aktivitete në nderim të rënies së dëshmorëve

Komsi, aktivitete në nderim të rënies së dëshmorëve

  Në kuadër të ditës së rënies së dëshmorit të kombit Ali Metra në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit u zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore e kulturore. 12 Shtatori do të jetë në vazhdim dita e përkujtimit të të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri në këtë njësi administrative. Fillimisht aktivitetet nisën me përurimin e një memoriali që tregon luftën e matjanëve kundër pushtuesve fashist në Qaf Shtamë.

Më pas u bë përurimi i memorialit për tre dëshmorët e Komsisë, Ali Likcani, Hysen Hysa dhe Ibrahim Likcani. Memoriali është vendosur në fshatin Muzhakë. Gjatë kësaj ceremonie morën pjesë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, drejtues të organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, pasardhës të dëshmorëve etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetarja e Organizatës së Familjeve së Dëshmorëve, Shpresa Gjestila.

Më pas u përurua restaurimi i memorialit për luftën për shpërthimin e kampit të internimit të italisë fashiste që e kishte ndërtuar në Komsi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të KLANÇ-it Mat foli Sherif Barçi.

(2)    Dita përkujtimore kulmoi me një aktivitet artistik të përgatiru nga shkollat “Ali Metra”, Komsi dhe ajo “Rexhep Kërtuka”, Frankth. Përreth 2 orë me radhë nxënësit e këtyre shkollave performuan në këngë, valle kërcime e recitime për dhjetra të pranishëm që i ndoqën në sheshin në qendër të njësisë administrative.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë një mbështetje e fortë për të mbajtur gjallë kontributin e të rënëve për liri e pavarësi.

Data 12 Nëntor që përkon me rënien dëshmor të Ali Metrës, do të jetë një datë tashmë e përvitshme që do të bëjë bashkë në përkujtimore të gjithë të rënët në luftë nga Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat.