Policia apel qytetarëve, kujdes me alkoolin
Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet me festime të shumta nga qytetarët. Ndërkohë policia e shtetit duhet të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve. Shefi i Rendit dhe Sigurisë Publike në Komisariatin e Policisë Mat, Fiqiri Dani tha se do të operohet në bazë të një plani të dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Dani iu bëri apel qytetarëve të bëjnë kujdes me pijet alkoolike dhe për çdo nevojë të telefonojnë në umrat falas të vëna në dispozicion të tyre.
Policia e Shtetit pritet të jetë edhe në monitorim të lokaleve që kanë organizuar festime pas mesnate.
Dritan Kurti