Fotot që shihni janë të banesës ku familja Lala kishte dnërtuar jetën e saj, por që në 26 gjithçka u shkatërrua nga tërmeti 6.6 i shkallës rihter. Një nga familjet që u prek më shumë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit është familja Lala. Kjo familje kishte 9 anëtarë, por sot ka mbetur vetëm me 1, pasi 8 të tjerët vdiqën nga tërmeti.

Fotot që shihni janë të banesës ku familja Lala kishte ndërtuar jetën e saj, por që në 26 gjithçka u shkatërrua nga tërmeti 6.6 i shkallës rihter.

Shkaqet e shembjes së banesës ku jetonte kjo familje ende nuk janë bërë të ditura, pasi nuk ishte vetëm tërmeti ai që shkatërroi gjithçka. Siç shihet nga fotot duket cilësia e dobët e punimeve dhe nuk ka mundur të përballojë goditjen e tërmetit. Kolonat e godinës janë tepër të holla për të mbajtur mbi tyre katër kate ndërtesë. Shkaku i vërtetë i shembjes nuk dihej, por cilësia e punimeve mund të ketë qenë fatale për jetën e 8 anëtarëve të familjes.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(burimi Dosja.al)