Ballina AKTUALITET Koha e krasitjes, fermerët e hardhisë nisin punën

Koha e krasitjes, fermerët e hardhisë nisin punën

0

Banorët e zonave rurale të cilët kanë kultivuar vreshta hardhie kanë nisur nga puna për krasitjen e tyre. Moti i mirë me diell i ka favorizuar ata në këtë periudhë për të kryer një proces kaq të rëndësishëm për hardhinë. Një ndër ta është edhe Nertil Bebja nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos. Nertili bashkë me nën e tij kanë nisur punën për t’i bërë këtë shërbim të domosdoshëm hardhisë që ka kultivuar në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katrorë.

https://www.youtube.com/watch?v=QSW4SBWxtqE

Nertili tregon se fillimisht ka patur mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa në vitet pasuese nuk ka kërkuar pasi ka arritur ta shesë gjithë prodhimin.  Hardhija është mbuluar nga një lloj kërpudhe që ipas Nertilit favorizohet nga lagështia që krijon lumi i Matit pasi ndodhet ngjitur vreshtës. Por kjo nuk e ka penguar atë të marrë prodhimin maksimal pasi është kujdesur që ta heqë dhe t’i bëjë spërkatje dimërore çdo rrënje hardhie.

Enver Doçi

Exit mobile version