“Kodi zgjedhor është antidemokratik”, Ilir Alimehmeti: Nuk është një humbje për mua, më kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës. Siste

“Kodi zgjedhor është antidemokratik”, Ilir Alimehmeti: Nuk është një humbje për mua, më kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës. Siste

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, që nuk arriti të fitojë

në qarkun e Tiranës për pak vota, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se nuk

është një humbje personale, pasi e kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës, por

kështu është sistemi zgjedhor, hyjnë ata që kanë krijuar këto lloj zgjedhjesh,

gjithë shteti jonë, dhe këtë e thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR që nuk ke

zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Sipas Alimehmetit, nuk kanë rëndësi gjërat individualisht, interesi publik është

që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, i fusim pastaj një kod zgjedhor

antidemokratik, që largon zgjedhësit nga i zgjedhuri dhe pastaj dalim te ky

koncepti se çfarë do bëjmë. Ilir Alimehmeti: Ka një parim, betejat bëhen kur ka mundësi për të fituar. Nuk

është një humbje për mua, më kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës, por kështu

është sistemi zgjedhor, hyjnë ata që kanë krijuar këto lloj zgjedhjesh, gjithë

shteti jonë, përfshirë edhe ne brenda, e thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR që nuk

ke zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme, intimidon votuesin, grupet

kriminale, administratën, etj, etj. Këtu dalin të humbur të gjithë. Ka një makro-indikator, shqiptarët shtohen apo pakësohen? Nëse gjërat shkojnë

mirë, popullata shtohet, ndryshe ndodh e kundërta. Nuk kanë rëndësi gjërat

individualisht, interesi publik është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të

ndershme. I fusim pastaj një kod zgjedhor antidemokratik, që largon zgjedhësit

nga i zgjedhuri dhe pastaj dalim te ky koncepti se çfarë do bëjmë. Në punë do të

shkojmë nesër… Kemi pasur zgjedhje edhe gjatë 45 viteve diktaturë, te qeta janë dukur, por nuk

është se kishte zgjedhje të lira. Pyetja është: A kemi ne zgjedhje të lira dhe

të ndershme? Përgjigja është “jo”. I ke raportet zyrtare të ndërkombëtarëve.

Ndryshe nuk do të ftonim arbitrat dhe vëzhguesit. Nëse themi ne pastaj le të

shkruajnë çfarë të duan, çështje tjetër. Edhe Lukashenko i qetë është…Diktatorët

njerëz të qetë janë, sepse i kanë gjërat nën kontroll. Ne ndodhemi mes

autokracisë dhe diktaturës. Nuk jemi në demokraci. Nuk është se e themi ne,

pyesni njerëzit. (BalkanWeb)