Kloskatundi pa ujë të pijshëm, banorët: mirë që kemi hapur puseKloskatundi pa ujë të pijshëm, banorët: mirë që kemi hapur puse

Kloskatundi pa ujë të pijshëm, banorët: mirë që kemi hapur puseKloskatundi pa ujë të pijshëm, banorët: mirë që kemi hapur puse

Banorët e fshatti Kloskatund po jo vetëm, vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Megjithëse ky fshat është përfshirë në ujësjellësin e ri, ende në çezmat e banorëve nuk ka ujë. Banorët e mbetur ende në fshat shprehen pesimist për ardhjen e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i ri i cili sipas tyre duhej të kishte përfunduar me kohë. Ata thonë se aktualisht ujin e pijshëm e sigurojnë me puse që i kanë hapur vite më parë ose në burime natyrale të cilët janë shumë larg. Banorët kërkojnë që vepra e ujit të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të frenohet disi largimi masiv i familjeve që vijojnë të jetojnë ende aty.

Prej më shumë se dy vitesh ka nisur ndërtimi i një ujësjellësi të ri që është i shtrirë në disa fshatra, por ende kjo vepër nuk ka përfunduar.