Rekamë

Sipërfaqja e tokës bujqësore të papunuar në fshatra po rritet çdo vit e më shumë. Shkaqet për këtë janë të shumta por banorët e lidhin edhe me emigrimin. Ata shprehen se për arsye të mungesës së ujit vaditës apo kostos së lartë të punimeve, të rinjtë janë detyruar të emigrojnë duke lënë në fshatra vetëm moshën e tretë. Në një situatë të tillë gjendet edhe fshati Kloskatund në Bashkinë e Klosit.

Qindra hektar tokë bujqësore në këtë fshat ka mbetur e papunuar. Banorët thonë gjithashtu se shteti nuk ka bërë asgjë për të zhvilluar bujqësinë, e në këtë mënyrë askush nuk ka leverdi të merret me të, ndaj dhe të rinjtë zgjedhin të emigraojnë jashtë vendit.

Një tjetër problem i këtyre banorëve është edhe mungesa e ujit të pijshëm të cilin e sigurojnë në burime natyrale nëpër përrenj.