Rekamë

Ky segment i rrugës nacionale Klos – Bulqizë në fshatin Kloskatund vijon të jetë tmerri i të gjithë drejtuesve të automjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor. Rruga është degraduar prej disa vitesh, ndërsa ka munguar ndërhyrja për ta rehabilituar nga fillimi. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin shpesh në këtë aks, shprehen se kanë pësuar dëmtime të shumta në mjetet e tyre ç’ka kanë sjellë edhe kosto të mëdha ekonomike. Ndërsa emigrantët e kthyer për pushime shtojnë se gjendja e kësaj rruge është e pafalshme pasi ajo nuk mund të quhet nacionale dhe se për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Drejtuesit e automjeteve iu bëjnë thirrje instancave përgjegjëse që të marrin masa e të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e këtij segmenti në mënyrë që ai të mos vijojë të jetë në një gjendje të tillë, pasi qytetarët poi vuajnë pasojat.
Ndërkohë pas shpalljes si fitues firma Alko-impex ende nuk ka nisur mirëmbajtjen rutinë në lotin 2 të kontratës B “Mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qëndror e Verilindor” me vlerë afro 11.5 mlion euro pa Tvsh për katër vite.