Ballina SPORT Klosi pa fushë futbolli, rrezikon shkrirjen si ekip

Klosi pa fushë futbolli, rrezikon shkrirjen si ekip

0

Klosi pa Fushë, anullohet ndeshja me Shkumbinin

Ndeshja e planifikuar mes ekipit të Klosit dhe atij të Shkumbinit të dielën nuk është zhvilluar. Shkak për këtë është bërë mungesa e stadiumit në të cilën duhej të zhvillohej takimi. Që nga krijimi i tij ekipi i Klosit i ka zhvilluar ndeshjet jashtë pasi nuk ka një stadium të tijin. Pjesën më të madhe të ndeshjeve Klosi i ka zhvilluar në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, por edhe në atë të Peshkopisë.

Por kohët e fundit klosjanët nuk kanë patur mundësinë të luajnë pasi stadiumi Burrelit nuk mund të përballojë edhe ndeshjet e Klosit sepse kanë nisur edhe takimet e të rinjëve si dhe të ekipit të parë. Në këto kushte, drejtues të klubit kanë refuzuar vendosjen në dispozicion fushën.

Burime jo zyrtare thanë për panorama Sport që ekipi klosjan është drejt shkrirjes për mungesë të një stadiumi. Ndërkohë pritet që buxhetin për sportin, bashkia ta përdorë për ngritjen e ekipeve të moshave.

Exit mobile version