Klosi “merr frymë”. Pas 7 humbjeve rradhazi merr fitoren e parë, kalon në klasifikim Mirditën

0
7

Ditën e sotme Kategoria e Dytë është rikthyer në fushë, teksa është luajtur ndeshja mes Klosit dhe Mirditës, në grupin A.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Klosit me rezultatin 1-0. Goli i vetëm u shënuar nga Kadiu në minutën e 34’ në pjesën e parë dhe deri në fund nuk ndryshoi asgjë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Klosin, e cila është e para për këtë sezon, ndërsa Mirdita mban vendin e fundit me asnjë pikë deri tani.