Klosi korr një tjetër fitore mund ekipin Tirana B me rezultatin 3 – 1

0
10

Ekipi i Klosit ka vijuar edhe të dielën me rezultatet positive. Klosjanët mundën me rezultatin 3 me 1 ekipin Tirana B, duke shënuar kështu një tjetër ngjitje në grupin e tyre. Ndonëse një ekip me lojtarë të kufizuar ata bënë gjithçka për të marrë një tjetër fitore të rëndësishme. Mundësinë e pastër për të kaluar në avantazh Klosi e pati në minutën e 35’ kur Jonuzi del i vetëm me portën bosh por nuk arrin të çojë topin në rrjetë. Miqtë tentojnë të kundërpërgjigjen me Berishajn por për portierin e Klosit Marjan Lleshaj nuk ka rrezik. Në minutat shtesë të pjesës së parë, miqtë shkaktojnë një penallti në zonën e tyre dhe kjo nuk do të kalonte pa tension. Kryesori i takimit akordon penallti por nuk lë pa ndëshkuar edhe lojtarët e përfshirë në konflikt verbal duke dhënë plot katër të verdhë dy për klosin e dy për Tiranën. Ndërkohë Meshaj ekzekutoi saktë gjuatjen nga pika e bardhë duke bërë që ekipi i tij të shkojë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Miqtë e nisin pjesën e dytë në ofensivë duke vënë disa herë në vështirësi portierin Lleshaj deri san ë minutën e 57’ Berishaj tund rrjetën e portës vendase, pas një pasimi të marrë nga e majta e tij. Barazimi i shifrave do të shtonte volumin e lojës së Klosit duke zhvilluar disa aksione të njëpasnjëshme. Në minutën e 60-të është Doma që Ka një rast ideal, por edhe pse ndohej jo më shumë se dy metra larg vijës fatale, topi përfundon jashtë kuadratit. Por ky rast nuk i demotivoi vendasit, pasi është sërisht Doma që në minutën e 76’ shënon një gol të bukur duke kaluar Klosin në avantazh. Miqtë tentojnë sërisht me Dajën dhe Berishajn por pa rezultat. Ndërkohë djemtë klosjan nuk ndalen deri në mundësinë e fundit, pasi në minutën e 80-të është Hima që gjuan sakt një goditje dënimi duke mos i dhënë mundësinë portierit Selgjekaj të reagojë. 10 minutat e mbetura të lojës së rregull e katër minutat shtesë të akorduara nga gjyqtarët, nuk ndryshuan asgjë pasi gjithçka u mbyll Klosi 3 e Tirana B 1. Me tri pikët e marra në “Liri Ballabani”, Klosi është ngjitur në vendin e 4 në kuotën e 7 pikëve.