“Klosi” e mbyll kampionatin me fitore dhe siguron me vështirësi mbijetesën në kategorinë e dytë

0
5

Klosi e ka mbyllur me fitore këtë kampionat në ndeshjen e luajtur të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Klosjanët fituan me rezultatin 3 me 1 duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë. Vendasit ishin më kërkues në pjesën e parë, duke bërë që të çbvllokojnë rezultat që në minutën e pestë kur Adili realizon një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë në zonën mike. Por vetëm një minut më vonë, është Ervis Kadiu i cili sapo merr topin nga mesfu8sha, niset drejt zonës mike dhe shënon të dytin. Por këto dy gola ulën ritmin e lojës tek klosjanët, megjithatë, ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes, Klosi 2 e Internacional Tirana 0.
Në pjesën e dytë miqtë janë më kërkuar duke zhvilluar disa kundërsulme të shpejta, por portieri Lecka, mbron me fanatizëm portën vendase deri në minutën e 61′, kur Mëhilli godet saktë dhe ngushton diferencën. Miqtë tentojnë barazimin e shifrave, por e kanë të vështirë të depërtojnë në portë. Në minutën e 73′ klosjanët fitojnë një penallti nga një dalje e gabuar e portierit mik, Derhemi. Gjuajtja e saj i besohet Maçit i cili godet saktë dhe vulos rezultatin e këtij takimi. Klosi pozicionohet tashmë në vendin e 9 në koutën e 20 p[ikëve, ndërsa Internacional Tirana në vendin e 12 me vetëm 9 pikë.