
Bashkia e Klosi e përkatësisht Zyra e Mbrojtes Civile pranë kësaj bashkie ka marrë vetëm dy njoftime për dëme të shkaktuara nga tërmeti i një dite më parë, me epiqendër fshatin Xibër-Murrize të Njësisë Administrative Xibër. Lëkundjet 3.9 të shkallës rihter u ndjenë në shumë qytete të vendit, ndërsa raportimet për dëme janë bërë nga një banorë i fshatit Plan i Bardhë dhe një tjetër nga fshati Gurrë e Vogël. Prefekti i Qarkut Dibër, në cilësinë e kryetarit të shtabit të mbrojtjes civile për këtë Qark, i kontaktuar nga Mat Televizon tha se vetëm dy njoftime ka patur në Bashkinë e Klosit, të cilat do të verifikohen nga ekspertët përkatës. Tërmeti i një dite më parë i rënë në orën 16:00, përkoi me lëkundjet e 2 viteve më parë në të njëjtjën datë e në të njëjtën orë. Por për ekspertët, ky tërmet nuk ka patur pasoja pasi lëkundjet nuk kanë zgjatur shumë, në të kundërt do të kishte dëme, kryesisht në banesa të vjetra. Në bashkitë e tjera të Qarkut Dibër nuk ka patur asnjë raportim nga banorët për dëme të shkaktuara nga tërmeti i së Martës.