Koronavirusi për personat me aftësi të kufizuara Situata e krijuar nga Covid-19 ka vënë në shumë vështirësi jetesën edhe të personave me aftësi të kufizuara. Ky është çifti i bashkëshortëve Mamiu nga fshati Plesh i Bashkisë së Klosit. Nazif Mamiu tregon se po qëndron mbyllur që prej datës 12 Mars kur edhe doli vendimi i qeverisë për tu karantinuar në shtëpi. Ai dhe bashkëshortja e tij Zelije kanë pësuar një aksident vite më parë dhe të dy trajtohen me pagesën e paaftësisë. Megjithatë, Nazifi dhe Zelija thonë se pensioni i invaliditetit nuk ju mjafton sidomos në këtë situatë të vështirë. Ndërkohë të kontaktuar nga ana jonë, përgjegjësit e emergjencave civile në Bashkinë e Klosit, thanë se kategoria e personave që trajtohen me pension invaliditeti sipas vkm 236 nuk përfshihen për ndihmë, por vetëm shërbime. Në kushtet kur familja Mamiu ka fëmijët që jetojnë afër, duhet që ata tju shërbejnë duke ju bërë pazarin apo blerë ilaçe nëse është e nevojshme