Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje.
Sipas policisë materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
Njoftimi i Policisë Mat
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme