Ballina SOCIALE Klos, ura tip bel e Darsit me probleme prej kohësh

Klos, ura tip bel e Darsit me probleme prej kohësh

0

Banorët e fshatit Dars në Bashkinë e Klosit ankohen për gjendjen e amortizuar të urës së tyre që i lidh ata me qytetin e Klosit. Ura tip bel ka shtresë prej dërrase, por këto të fundit janë thyer duke vështirësuar lëvizjen mbi të. Banorët ankohen se nëse nuk ndërhyhet me urgjencë ata rrezikojnë të mbeten të izoluar pasi është e vetmja mënyrë që të kalojnë me automjete drejt Klosit. Por jo vetëm kaq, ditën e hënë nis viti i ri shkollor dhe shumë fëmijë të fshatit Dars e zhvillojnë mësimin në qytetin e Klosit. Ata kërkojnë me ngulm që bashkia të ndërhyjë dhe ta zgjidhë problemin në fjalë.

Drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos thanë se nuk është ndërhyrë deri tani pasi vëmendja ka qenë përqendruar tek godinat arsimore, por në fillim të javës së ardhshme, kjo urë do t’i nënshtrohet rehabilitimit për ta bërë lehtësisht të kalueshme.

Exit mobile version