Klos. Ura e ish pazarit te vjeter nuk po gjen “rehat”

0

Mat Televizion u interesua sërish prane bashkise se Klosit per problemin e ures tek ish Pazari i Vjeter pasi kjo ure vijon të demtohet here pas here.
Drejtori i drejtorise se sherbimeve dhe infrastructures prane bashkise Klos, Jetmir Dedolli u shpreh se në këtë ure eshte nderhyre disa here nga bashkia Klosit per riparimin e saj. Gjithashtu eshte vendosur dhe nje tabele per ndalimin e mjeteve me tonazh te rëndë. Por nuk eshte nen pergjegjesine e kësaj bashkie të ndalojë mjetet e tonazheve te larta te kalojne mbi kete ure.
Gjitashtu Dedolli shton se bashkia e Klosit ka në plan një rikonstruksion të të gjithë urave ne territorin e saj.