Klos, ura e fshatit Fshat kthehet në problem për drejtuesit e

Klos, ura e fshatit Fshat kthehet në problem për drejtuesit e

Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë drejt kantierit të rrugës së
Arbrit nuk ka dëmtuar vetëm trasenë e rrugës së fshatit Fshat në
Bashkinë e Klosit, por edhe urën që has sapo lë rrugën nacionale.
Banorë të zonës dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se ura është
dëmtuar që me nisjen e punimeve në rrugën e arbrit pasi mbi të
kanë kaluar mjete me tonazh shumë të rëndë. Ata shprehen se
mjete të tilla në fakt duhej të kalonin nga lumi, pasi rrezikojnë
dëmtimin e plotë të urës. Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve shprehen
se tashmë firma e cila e ka prishur rrugën e fshatit Fshat, ta rikthejë
atë në gjendjen e mëparshme, pasi banorët po përballen me
vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes në të sidomos me mjete të vogla.

  Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve thanë se nëse nyja lidhëse e
Klosit me rrugën e Arbrit do të bëhet nga fshati Fshat, atëherë kjo
urë nuk mund të funksionojë e tillë, vetëm nëse do të ndërtohet një
e re, ose një urë tjetër paralele.