Klos, ura 300 vjeçare që po degradohet çdo ditë

0

Kjo është ura e “Halilit” në hyrje të fshatit Dars në Bashkinë e Klosit. Ura është rreth 300 vjeçare dhe gjendjet tek lista e monumenteve të kulturës pranë Ministrisë së Kulturës. Ura në fjalë ka një rëndësi të madhe historike e si e tillë ajo është e mbrojtur me statusin që ka. Por kjo urë nuk po njeh dorën e pushtetit vendor e atij qëndror prej shumë vitesh. Si një ndër urat me harqe që njihen për stilin e veçantë të ndërtimit të tyre, ura në fjalë nuk po mirëmbahet. Mat Televizion e ka ngritur disa herë shqetësimin e dëmtimit të kësaj vepre të rëndësishme. Heqja e gurëve mbi këtë urë po vazhdon, duke i rrezikuar strukturën. Banorë të zonës thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme që të paktën të sigurohet që në të, të mos futet askush pasi mund të ketë edhe keqdashës që e prishin.
Nga ana tjetër banorët thonë se ura duhet të jetë objekt i vizitueshëm edhe nga turistët, por për të qenë e tillë, fillimisht në të duhet të investohet qëoftë në riparimin e dëmtimeve, qoftë në pastrimin e bimësisë e cila i bllokon pamjen.