Klos, rruga e fshatit Fshat vijon të shkaktojë aksidente
Vazhdon të mbetet e njëjtë situata në rrugën që lidh Matin me rrugën e Arbrit në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit. Sa herë ka reshje shiu kjo rrugë prodhon aksidente çdo ditë, ndërsa shqetësimi i drejtuesve të automjeteve mbetet i njëjtë, cilësia e dobët e rrugës. Edhe këtë të enjte një automjet u përplas me gurët e vendosur anash rrugës pak metra larg rreth – rrotullimit të rrugës së Arbrit në fshatin Fshat. Por sipas drejtuesve të automjeteve ky nuk është i vemti pasi janë edhe të paktën 5 pika të tjera ku shkaktohen aksidente. Drejtuesit e mjeteve ja lënë fajin cilësisë së dobët të asfaltit, ndërtimit të rrugës dhe dyshojnë se hidhet vaj kur ka reshje shiu. Megjithatë, ata kërkojnë reagimin e institicioneve përgjegjëse për të ndërhyrë në mënyrë që ky aks rrugor të mos prodhojë me aksidente në të ardhmen që mund të jenë edhe fatale.
Jo vetëm që nuk janë marrë masa për eleminimin e këtij problemi në rrugën e fshatit Fshat, por as nuk është vendosur një tabelë sinjalizuese për drejtuesit e mjeteve që mund të rrëshqasin në këtë aks rrugor.