Klos / Rruga e fshatit Dom e degraduar, banorët presin ndërhyrje

Klos / Rruga e fshatit Dom e degraduar, banorët presin ndërhyrje
Ndërtimi i urës së Domit ka lehtësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Që nga ndërtimi i urës banorët kanë shtuar automjetet pasi tashmë nuk ka rrezik që të kalojnë mbi të siç ndodhte në urën e vjetër tip pasarelë. Por banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë rrugë kërkojnë që të ndërhyhet në shtrimin e saj. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që Bashkia e Klosit të ndërhyjë tashmë në këto dy fshatra për shkak se automjetet e tyre po amortizohen. Madje në këto fshatra ka edhe banorë që vijnë nga fshatra të tjerë. Ata shprehen se tashmë këto dy fshatra duhet të jenë më afër Klosit e Burrelit pasi ju është ndërtuar ura. Një tjetër problematikë është edhe mungesa e energjisë elektrike pasi prej 48 orësh ka ndërprerje. Para ndërtimit të urës së Domit, problem më i madh ishte ura e rrezikshme pasarel, por tashmë banorët e fshatit Dom e Zall Rripë kërkojnë edhe ndërhyrjen në rrugë apo vendosjen e shërbimit të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave.