Klos, rritet numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen
Që nga data 1 Janar, është rritur kërkesa e qytetarëve që duan të vaksinohen në Bashkinë e Klosit. Kjo konfirmohen nga të gjitha pikat e vaksinimit në këtë bashki, por kryesisht në Njësinë Administrative Klos e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve. Kryevaksinatori pranë Qendrës Shëndetësore Klos, Bashkim Doka thotë se kërkesat në rritje kanë ardhur për disa arsye që nisin nga detyrimi që ka administrata, rritja e numrit të infektimeve të reja si dhe nevoja për të lëvizur jashtë shtetit. Doka shprehet se mosha e qytetarëve që paraqiten për tu vaksinuar është nga 16 e sipër, ndërsa të moshuarit janë paraqitur për të marrë dozën e tretë të vaksinës. Vetëm në këtë pikë vaksinimi kanë marrë dozën e parë, të dytë dhe të tretë deri tani rreth 4 mijë qytetar.