Klos/ Riparohet ura e Darsit, zëvendësohen dërrasat e dëmtuara

0
33

Banorët e fshatit Dars në Bashkinë e Klosit tashmë do të kalojnë të sigurtë në urën që i lidh ato me qytetin. Pas ngritjes si shqetësimin në Mat Tv, Bashkia ka ndërhyrë duke zëvendësuar shtresën e dëmtuar prej dërrase me dërrasa të reja. Kalimi i mjeteve, motoçikletave dhe i këbësorëve tashmë është i sigurtë në këtë urë. Dy ditë më parë, banorët apeluan për ndërhyrje pasi po rrezikonin sa herë që kalonin mbi urë. Situatë problematike sipas banorëve ishte gjatë natës, pasi shikueshmëria është më e kufizuar.

Specialistët e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve në Bashkinë Klos, ndërhynë duke zëvendësuar të gjithë shtresën e dëmtuar të urës. Drejtuesit e mjeteve janë falenderues për këtë ndërhyrje të bërë.

Dëmtimi i shtresave të dërrasës në ura të tilla është një problematikë e vazhdueshme e pushtetit vendor, pasi shpesh dëmtohen nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi to.