Rekamë

Ndryshe nga Burreli, qyteti i Klosit kishte shumë më pak njerëz gjatë kësaj të Mërkure. Megjithëse rrugët bosh, pjesa më e madhe e qytetarëve që takuam, deklaruan se nuk kanë frikë nga koronavirusi dhe se nuk i druhen atij.

Por ka edhe nga ata që ndjejnë frikë, ama nuk kanë marrë asnjë masë, janë pa maska e pa doreza. Por qytetarët e kanë informacionin se si të mbrohen, ama zbatimi i tyre lë për të dëshiruar.

Gjithsesi organet shtetërore kërkojnë që kjo situatë të mos neglizhohet dhe qytetarët të zbatojnë me përpikmëri vendimet e marra si dhe rregullat mbrojtës.