Ballina SOCIALE “Klos-Qafë e Buallit”. Vijon vendosja e barrierave metalike, por ende nuk ka...

“Klos-Qafë e Buallit”. Vijon vendosja e barrierave metalike, por ende nuk ka informacion për investimin

0

ë rrugën nacionale Qaf Bualli – Klos vijon vendosja e barrierave metalike anësore. Tashmë prej ditësh po punohet në këtë drejtim dhe se deri tani janë vendosur disa kilometra barriera.
Përfaqësuesit e firmës që po bën vendosjen e këtyre barrierave nuk pranojnë të flasin e as të japin informacion se sa është vlera e këtij investimi apo segmentet në të cilat do të punohet. Megjithëse puna ka nisur prej afro 10 ditësh, nuk ka asnjë tabelë të vendosur, gjë të cilën e parashikon edhe kuadri ligjor për çdo investim publik i cili përfshihet edhe në ligjin për transparencën.
Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve shprehen se investimi në barrier rrit sigurinë në këtë rrugë, por sipas tyre ky investim nuk është i plotë dhe se mungesa e sinjalistikës apo dëmtimi i karrexhatës, sërisht janë burim aksidentesh. Mat Televizion i është drejtuar zyrtarisht edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për informacion bazuar në ligjin 139/2014, për këtë investim që po kryehet dhe pritet përgjigja nga ky institucion.

Exit mobile version