Rekamë

Ende nuk është zgjidhur problemi i pusetës së hapur ngjitur me bibliotekën e qytetit të Klosit. Ajo vijon të jetë e rrezikshme për kalimtarët pasi mungon kapaku. Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë improvizuar pjesët e thyera të kapakut dhe një copë druri në mënyrë që të mos shkaktohet ndonjë incident i rëndë.

Vetë qytetarët e Klosit kërkojnë ndërhyrje pasi të moshuarit dhë fëmijët vijojnë të jenë të rrezikuar. Ata shtojnë se më problem mbetet gjatë natës pasi trotuari nuk ka dhe shumë ndriçim për shkak se shtyllat ndodhen në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë drejtues të Bashkisë Klos thanë se është urdhëruar Drejtoria e Shërbimeve Publike të merret me problemin në fjalë dhe se shumë shpejt do ta zgjidhë.