Mungesa e energjisë elektrike në stinën e dimrit është kthyer në një problem shumë të madh për të gjithë banorët e zonave rurale. Në një situatë të ngjashme janë edhe fshtrat e Bashkisë së Klosit. Problemet që ka rrjeti i transmetimit dhe i nënstacionit të Suçit bën që abonentët të rrijnë me orë e ditë pa rrymë elektrike. Situata sipas banorëve është shqetësuese pasi ndonëse janë pagues të rregullt të faturave të energjisë, rryma mungon në një pjesë të madhe të kohës. Banorët fajësojnë rrjetin e amortizuar, por më shumë nënstacionin e Suçit në të cilin sipas tyre nuk është bërë investim këtu e 40 vite më parë. Banorët e Bashkisë Klos kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi, në të kundërt paralajmërojnë protesta.Pasojat më të mëdha janë tek bizneset të cilat po dëmtohen rëndë nga ndërprerja e energjisë jo vetëm në pengimin e punës, por edhe djegien e pajisjeve.