jë aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.
Një makinë qe perdoret per garat “Rally” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në gremine
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që i kanë nxjerrë turistët nga makina dhe i kanë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Klos/informacion paraprak
Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit