Klos. Lajm i mirë për të prekurit nga termeti, Këshill bashkiak miraton…

0

Këshilli Bashkiak i Klosit në mbledhjen e kësaj të hëne ka miratuar dosjet e familjeve të dëmtuara nga tërmetet e vitit të kaluar të cilat ishin kthyer për rivlerësim nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile. Këshilltarët janë bindur më në fund që duhet të miratojnë këto dosje, por nga ana tjetër 10 prej tyre kanë kërkuar të rivlerësohen pasi sipas këshilltarëve ekspertët kanë nxjerrë vlerë më të vogël se dëmi i shkaktuar. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjinaj tha se për dosjet e kthyera nga këshilli bashkiak do të ngrihet një grup rivlerësimi.
Zëvendëskryetari Armand Gjinaj tha se për familjet që kanë mbetur të pastreha, do të vijojnë të mbështeten me bonusin e qerasë nga bashkia, ndërsa duhet të presin vendimin e qeverisë për mënyrën se si do të çdëmtohen.