Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Klosit mesditen e sotme.
60 vjeçari A.D, ka rënë nga çatia e shtëpisë, teksa po punonte për riparimin e saj. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Shëndetësore Klos dhe pastaj në spitalin e qytetit te Burrelit, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit. Mjekët e Burrelit thanë se i aksidentuari kishte pësuar plagë të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Sipas tyre ishte e pamundur mbajtja në jetë e tij. grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të mësuar rreth shkaqeve te ketij aksidenti fatal për 60 vjeçarin.