Rekamë

Fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit, i cili para viteve 90-të cilësohej si “Stambolli i vogël” për shkak të prodhimeve të larta në bujqësi, sot ka thuajse 80% të tokës të papunuar. Banorët e këtij fshati fajësojnë strukturat vendore të cilat sipas tyre nuk kanë arritur t’ju sigurojnë ujin vaditës qoftë me kanal, e qoftë me elektropompë nga lumi Mat. Banorët shprehen se bimët po thahen për shkak se vetëm 4 orë ujë në dhjetë ditë kanë për të vaditur nga sistemi aktual vaditës. Sipas tyre shkak për këtë është mosndërhyrja siç duhet në veprën e marrjes së kanalit vaditës, i cili sot sjell një sasi të pamjaftueshme uji në parcelat e tyre. Banorët e Fullqetit i kërkojnë Bashkisë Klos të ndërhyjë dhe të gjejë një zgjidhje për ta pasi jo vetëm që nuk po marrin prodhim nga të mbjellat por po ju shkon dëm gjithë investimi i kryer.

Banorët e Fullqetit në Bashkinë e Klosit shpresojnë që uji vaditës të rikthehet si dikur, dhe fshati të riquhet sërish “Stambolli i vogël” i Matit.