KLOS / FSHATI BEJNË, ME UJË VADITËS POR PA RINI

KLOS / FSHATI BEJNË, ME UJË VADITËS POR PA RINI

Fshati Bejnë, në Bashkinë Klos, është një fshat mjaft prodhues, dhe me ujë të bollshëm për vaditjen e tokave. Edhe procesi i menaxhimit të vaditjes është në nivelin e kërkuar, duke kënaqur nevojat e të gjithë fermerëve. Abdulla Tafa thotë se dikur ky fshat ka qenë shumë i populluar, ndërsa sot është braktisur nga rinia.

Fakti që pushteti vendor ka marrë në administrim, dhe për çdo sipërfaqe vaditje lëshohet një faturë, të cilat menaxhohen nga përgjegjësi i ujit vaditës, i punësuar po nga Bashkia Klos në këtë fshat, Bashkim Likmeta. Ai tregon se i gjithë procesi i vaditjes është transparent dhe mjaft funksional për nevojat e fermerëve.

Megjithëse infrastruktura për vaditje është funksionale dhe ndihmon në zhvillimin e bujqësisë, sfida më e madhe e fshatit Bejnë mbetet largimi i të rinjve. Mungesa e perspektivës dhe mundësive për punësim apo zhvillim profesional i ka detyruar shumë prej tyre të emigrojnë drejt qyteteve apo jashtë vendit. Banorët e mbetur, kryesisht të moshuar, vazhdojnë të mbajnë gjallë prodhimin bujqësor, por pa energjinë dhe vizionin e brezit të ri, ndaj dhe e ardhmja e këtij fshati mbetet e pasigurt, nëse nuk do të ndërhyhet me politika për të kthyer rininë tek fshati.