8 fëmijë të lagjes “kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardh në Bashkinë Klos vijojnë të shkojnë në shkollë në këmbë edhe pse duhet të zbresin deri në fshatin Kloskatund. Problemi i këtyre nxënësve është i njohur pasi është bërë disa herë publik, megjithatë, fëmijët duhet të sfidojnë temperaturat e nxehta, shiun dhe të ftohtin e dimrit. Ata duhet të ecin rrugës automobilistike pasi ndjehen më të sigurtë e në disa raste ndalen mjete të rastësishme e i marrin deri tek shkolla.
Ndërkohë tentativat e pushtetit vendor dhe zyrës vendore Arsimore Klos kanë dështuar deri tani, pasi për transportin e këtyre fëmijëve asnjë mjet i liçensuar për këtë shërbim nuk e merr përsipër.