Klos. Familja Kaceli prej 11 muajsh jeton në një çadër

0
7

Tërmeti i 26 Nentorit 2019 e shembi totalisht shtëpinë e familjes Kaceli, në fshatin Bel të Bashkisë Klos.
Grupi i vlersimit nga bashkia e Klosit pasi e vlerësoi banesen te pabanueshme, i ofroi kësaj familje një çadër falas për vend-strehim. Por që nga ajo dite kryefamiljari Mehmet Kaceli shprehet se askush nuk ka ardhur më per te pare nga afër kushtet e vështira ku jeton.
Çadra ne te cilen sterhohet familja Kaceli nga temperaturat e ulta gjate dimrit te kaluar dhe nga temperaturat e larta gjate veres eshte armotizuar. Ky armotizim ka sjellë futjen e ujit brenda çadres gjate reshjeve së këtyre ditëve.

Ne kontaktuam me perfaqësues të bashkisë se Klosit per kete çeshtje. Ato u shprehen se ne jemi ne pritje te fondeve nga Qeveria për të dëmtuarit nga tërmeti, pasi vetë Bashkia Klos nuk ka buxhet per një zë të tillë. Mendohet se brenda ketij viti, përmes një fondi të dhënë nga Qeveria, për te gjithe banoret e demtuar nga tërmeti, te gjendet nje zjgidhje perfundimtare.