
Familja Brozi prej katër anëtarësh nga lagjja “Mastresh” i fshatit Skënderaj në Bashkinë e Klosit po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Por jo vetëm kaq, banesa në të cilën jeton kjo familje nuk i plotëson kushtet optimale për të jetuar pasi është ndërtuar më shumë se një shekull më parë. Kryefamiljari Kujtim Brozi na tregon se banesa e stilit dy katësh, me hyrje nga brenda, është çarë në të katër cepat e saj. Sipas tij kjo ka ndodhur gjatë lëkundjeve të tërmetit të vitit 2019 dhe rrezikon gjithë strukturën e banesës. Kujtimi shprehet se vetë ai është i pafuqishëm ekonomikisht për të ndërhyrë, jo më për ta riparuar, por për të ndërtuar një banesë të re. Skamja në këtë familje shihet qartë edhe në kuzhinë. Orenditë janë jo vetëm shumë të vjetra, por edhe të dëmtuara. Kujtim Brozi i bën apel instancave shtetërore që ta ndihmojnë. Nëna e Kujtimit, Ferideja shprehet me lot në sy se me pensionin prej 7 mijë lekësh të rinjë që merr nuk përballon dot as ilaçet e saj, ndërsa shton se për tu ushqyer marrin borxh në dyqane dhe këtë e din të gjithë: Apeli i familjes Brozi shkon jo vetëm për instancat shtetërore por edhe OJF e të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike për ta ndihmuar