
Kjo është familja Aliaj nga fshati Pleshë i Klosit, por që aktualisht është zhvendosur me qera në një banesë në fshatin Mishtër të Njësisë Administrative Gurrë. Familja prej katër anëtarësh ka të ardhura vetme 4 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa të dy bashkëshortët janë papunë. Vetë kryefamiljari Erzeni thotë se e ka të pamundur ekonomikisht të përballojë jetesën pasi i duhet që veçse të ushqehet, të paguajë edhe qeranë e energjinë elektrike. Bashkëshortja e Erzenit, Fabiola thotë se çdo orendi që kanë në banesën me qera e kanë të falur nga të afërm apo komshinjtë aty pranë. Apeli i Fabiolës shkon për instancat shtetërore dhe organizmat humanitarë që ta ndihmojnë. Ajo dhe familja e saj ka nevojë për një banesë të tyren në mënyrë që fëmijët të ndërojnë një jetë të sigurtë.