Ballina SOCIALE Klos, dy rezervuarët e Bejnit, gjysmë të shfrytëzueshëm

Klos, dy rezervuarët e Bejnit, gjysmë të shfrytëzueshëm

0


Me gjithëse ka dy rezervuar të mëdhenj, vetëm një pjesë e fshatit Bejn në Bashkinë e Klosit i shfrytëzon për vaditje. Banorët e këtij fshati thonë se të dy këto rezervuare janë të mbushur plot me ujë, por për shkak të mosfunksionimit të kanalit përcjellës, vetëm një pjesë e vogël shfrytëzohen.

Ndonëse jemi në mesin e muajit Korrik, banorët shprehen se kanalet vaditëse nuk janë riparuar e për pasojë, më shumë se gjysma e Bejnit ka mbetur pa vaditur. Bashkim Likmeta shprehet se është rast i rallë që në këtë periudhë, kanalet që përcjellin tek fermerët ujin e këtyre rezervuareve të mos jenë funksional.

Janë dhjetra hektar tokë bujqësore që për shkak të mosfunksionimit të kanalit përcjellës të këtyre dy rezervuareve, që kanë mbetur pa vaditje.

Exit mobile version